Kemi dëgjuar edhe më parë për Techpro Records, një etiketë diskografike me qendër në Romë që po bën bujë si në nivel kombëtar në Itali, dhe ndërkombëtarisht. Mbi të gjitha, ata që e drejtojnë janë shqiptarë. Ata së fundmi kanë bashkëpunuar me reperin e njohur Stresi, duke punuar në disa këngë nga albumi i tij.
Një njohje 3-vjeçare në Romë e cila mundëson bashkëpunime të jashtëzakonshme, si marrjen pjesë në prodhimin e këngës “Mos u Dorzo 2”, e cila ka arritur gati 2 milionë shikime!
Vetë Stresi e ka përcaktuar djemtë e Techpro Records si profesionistë të jashtëzakonshëm. Me një eksperiencë 17-vjeçare në skenën e repit shqiptar, Stresi ka dhënë një kontribut të madh në rritjen tonë profesionale, si në nivelin e marketingut ashtu edhe në atë muzikor.
Ndërsa më 1 qershor dalin 7 këngët e para të albumit “ARCHIMED”, ku TECHPRO RECORDS ka realizuar 3 nga 7 këngët e para të këtij episodi. Si kënga “Tolleranza 0”, “Loca” me Il Ghost, reperin e njohur nga Kosova, i cili po dominon skenën italiane, dhe “MAGAZINE” me Gerin, reperin e talentuar shqiptar.
Kujtojmë që pjesa tjetër e albumit do të publikohet në fund të qershorit, ndërsa ne ju ftojmë të ndiqni faqet e @techprorecords në Instagram dhe në të gjitha rrjetet sociale, po ashtu edhe të reperit të njohur @stresi.BS.