Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites në pjesnë tjetër të vendit.
Në orët e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët, në zonën e Alpeve reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
See also “Ndoci, 6 vite në paraburgim, në qeli me…”/ Karamuço: Predha është gjetur, është qëlluar drejt anësive të poshtmeTemperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 15 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.
