Lajme

Reshje të pakta shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave, moti për sot

Shqipëria

Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa mesdita sjell përmirësim të kushteve të motit në zonat perëndimore. Por gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme në zonat Lindore duke sjellë shira të pakët. Më të dukshme do të jenë në Verilindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të dielës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit. Parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat Jugore të Kosovës. Ndërsa në zonat Veriore herë pas here vranësirat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të Maqedonise parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash. Më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore duke sjellë momente të pakta me pika shiu.

Europa

Mbetet me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta vranësirash Lindja e kontinentit. Gjithashtu pjesa më e madhe e Europës Jugore parashikohet të dominohet nga moti i qëndrueshëm, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik. Ndërsa Veriu i Ballkanit, Europa Qëndrore dhe Vendet Nordike pritet të jenë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me mot të paqëndrueshëm do të jetë dhe Britania e Madhe./abcnews.al