Lajme

Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët në Tiranë

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje rrugësh në pothuajse të gjithë zonat e Tiranës.

Shumë rrugë janë mbushur me ujë, gjë që ka shkaktuar tarafik të rënduar. Jo vetëm kaq, qindra qytetarë dhe studentë që kanë dalë nga shtëpia mëngjesin e sotëm për në univeristet apo në punë, e kanë pasur të pamundur të kalojnë rrugët, pa zhytur këmbët nën ujrat e pista.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti i PS, Erion Braçe. Ai duket se ka dalë herët nga shtëpia dhe është nisur për në punë, por që i është dashur të ngjitet në disa mure për të kaluar pa lagur këmbët.

Ai ka ndarë pamje nga hyrja e Liqenit, ku sipas deputetit rrugët atje janë mbuluar nga uji për shkak të ndërtimeve në atë zonë që kanë bllokuar kanalizimit.

Postimi i plotë i Braçes:

L I V E: NE LAGJE!

PER TE DALE NGA SHTEPIA E PER TE SHKUAR NE PUNE!

Rruga eshte PERMBYTUR ne gati 30 metra,

mjaftueshem per te mos dale si njeri nga shtepia por si MAJMUN-meqe kemi dhe pyllin afer!

NUK ESHTE FAJI I BASHKISE;

Rruga kur u ndertua u be me kanalizime e gjithcka duhet te kete per levizje normale.

Faji eshte i ketyre TRE NDERTUESVE TE TRE PALLATEVE, jane nder me te medhenjte ne vend keta;

Ndertimet e tyre kane bllokuar kanalet, edhe ne anen e tyre edhe ne anen e pyllit dhe ja ku jemi.

Shi ka rene edhe me pare-pa nisur ndertimet e ketyre, por nuk jemi permbytur keshtu; nuk ra ndonje shi pertej logjike edhe sot.

Ndaj merrem me ndertimin une;

KA KULTUREN ME MIZERABEL TE PUNE-ne raport me mjedisin, komunitetin-lagjen, punetoret, tatimet e taksat!

Ky nuk eshte sektor ekonomik, ky eshte hall, PER TE GJITHE!