Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë qytetin e Durrësit pasditen e kësaj të enjteje. Gazetari Leonidha Musaj raporton se reshjet kanë shkaktuar përmbytje në disa prej rrugët e qytetit.
Situata më problematike paraqitet në afërsi të stadiumit Niko Dovana, në rrugën Skënderbej, te kryqëzimi i stacionit të trenit, në Shkozet si edhe në Spitale.