Lajme

Restaurimi në formatin 4K i “Lulëkuqe mbi mure”, Dom Gjergj Meta: Përse ngazëlleheni?

Dom Gjergj Meta, Ipeshkv i Dioqezës së Rreshenit nëpërmjet një analize të bërë mbi restaurimin e filmit “Lulëkuqe mbi mure” në formatin 4K dhe kthimin e tij në kinematë e vendit, e ka cilësuar si një arritje të teknologjisë, por vetëm kaq.

“Këto ditë, digjitalizimi i filmit “Lulëkuqe mbi mure”, duke i dhënë ngjyra, ka ngazëllyer shumëkënd si një arritje. Arritje e kujt? E teknologjisë sigurisht. Asgjë e re në këtë pikë. Teknologjia po na mahnit çdo ditë në fakt.” – shkruan Dom Gjergj Meta

Në analizën e tij ai tregon se ky film mëton tē jetë një “himn” ndaj rezistencës antifashiste, dhe deri këtu ishte e domosdoshme që të rinjtë e fëmijët të edukohen me antifshizmin.

Por sipas Ipeshkvit të Dioqezës së Rreshenit, nga ana tjetër antifashizmi i atyre filmave si “Lulëkuqe mbi mure” dhe “Komisari i dritës” ishin njëkohësisht himnizimi i komunzimit.

“Madje sipas komunzimi shihej si i vetmi antifashizëm, kur në fakt ky është një manipulim historik. Thellë-thellë pra ai ishte një film propagandistik.” – shkruan Dom Gjergj Meta.

Digjitalizimi i “Lulëkuqe mbi mure” ka sjellë reagime të shumta në rrjet dhe jo vetëm. Ishte Kryeministri rama i cili bëri me dije se filmi u restaurua nga një studio prestigjoze ndërkombëtare, dhe duke nisur nga 6 dhjetori mund të ndiqet në kinema.

Filmi Lulëkuqet mbi mure është një prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, i vitit 1976, me regjisor Dhimitër Anagnostin, skenari i të cilit u bazua në romanin “Bonjakët” të shkrimtarit Petraq Qafëzezi. Romani autobiografik i botuar në vitin 1972 fitoi çmim të parë në konkursin kombëtar të zhvilluar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë.

‘Lulëkuqet mbi mure’ e restauruar shfaqet 47 vite pas premierës së parë

“Ndihem i emocionuar, jam përpjekur të bëj diçka të mirë”,- ka thënë regjisori Dhimitër Anagnosti.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo