Lajme

Rexhepi: Nëse miratohet Kodi i Procedurës Civile do ketë numër me të vogël të lëndëve civile në gjykata

Fejzullah Rexhepi, Kryetari i Gjykatës Supreme në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, ka thënë se me miratimin e Kodit të Procedurës Civil do të kenë ulje të numri të lëndëve.

“Unë po shpresoj që në qoftë se kalon Kodi i Procedurës Civile do të kemi ulje të numrit të lëndëve në lëmine civile, për shkak se pritet që të ketë kushte të reja për me ushtruar mjete të jashtëzakonshme në çështjet civile. Kështu, po besoj që ka me pas rënie të numrit në çështjet civile”, ka thënë ai.

I pyetur nëse konsideron se kanë pasur regres në ndonjë fushë, Rexhepi tha se nuk konsideron se kanë pasur regres në ndonjë fushë, por konsideron se ka pasur rritje të numrit të lëndëve në çështjet administrative edhe në çështjet civile.

Janë dy çështje, dy lami që ndoshta kanë rritje të numrit të lëndëve dhe të çështjeve. Po nuk mundemi me thënë që ka regres sepse të gjitha lami ë po trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe brenda afateve të arsyeshme ligjore”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se aktualisht vlerëson se ka pasur një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve për trajtimin e lëndëve në Gjykatën Supreme.

Të Ngjashme