Në komunën e Ferizajt janë numëruar 10.27 për qind e votave për kandidatët për deputetë, që përkthehet në gjithsej 15 kuti të numëruara.
Sipas rezultateve të deritanishme, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës më e votuara është kandidatja për presidente nga kjo parti, Vjosa Osmani, e cila pasohet nga kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Kandidati i tretë më i votuar deri në këtë fazë të numërimit është Visar Azemi.
Ndërkaq, në mesin e kandidatëve më të votuar nga LDK-ja në Ferizaj renditen edhe Doarsa Kica-Xhelili dhe Janina Ymeri.
