FermaVIPShowBizzz

Riciklimi ushqimit? Propozimi i Kelit: Tepricën e dërgoni në mensat sociale

Keqpërdorimi i ushqimit nga fermerët ishte një tjetër temë që hapi diskutim mbrëmjen e Prime në Ferma VIP. Një nga idetë që u hodh nga fermerët është se riciklimi i ushqimit është i nevojshme.

Ndërkohë që oponionisti Enkel Demi propozoi që ushqimet që vijnë gjatë Prime, teprica të nesërmen të shpërndahet në mensat sociale në Tiranë, ku ushqehen njerëzit në nevojë.

Pjesë nga biseda:

TS Poll - Loading poll ...

Enkel Demi: Nga biseda që bëmë me Marjanën dhe Çiljetën morëm vesh se ato i llogarisin mirë gjërat. Problemi qenka te darkat e Prime, që vijnë me bollëk si mirënjohje për këtë shfaqje kaq të bukur. Nëse ka teprica ushqimore unë propozoj një zgjidhje krejt tjetër. Në fund të darkave ato që teprojnë t’i çojmë te mensat e njerëzve të varfër. Mesa di unë në Tiranë ka disa mensa të kësaj natyre. Mund të bëjmë dhe një lidhje të fermës. Diskutimi i Elsës është i qendrueshëm, ajo që thotë Albano më pëlqeu shumë.

Albano: Mua më pëlqen më shumë ajo që thotë Flori, që ushqimet që në vijnë në Prime ne i prekim vetëm njëherë sa për reëspekt, dhe i çojmë menjëherë në mensa.