Ish ambasadori Richard Grenell, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” ku ka folur edhe për jetën e tij personale. ‘Pa dorashka’, ai foli në lidhje me pëlqimet e tij seksuale, ku tha se është krenar që është homoseksual.
Në lidhje me vizitat e tij në Ballkan dhe Shqipëri, ai u shpreh se e shijon shumë kohën këtu madje bregdetin e vendit tonë ua sugjeron shumë njerëzve.
“Së pari meqë e përmendet Ballkanin që është i vogël, për mua është shumë i madh, ka kaq shumë ndikim në botë. Dua shumë çdo vizitë që bëj këtu, dua ta shikoj të realizuar të shpërthejë me mundësitë e punës. Unë gjithmonë them shkoni në Shqipëri në bregdetin e Shqipërisë është fenomenal. Unë besoj tek kjo gjë. Unë jam gay, janë shumë krenar që jam gay dhe shumë njerëz thonë si mund të jesh gay dhe konservator në të njëjtën kohë. Unë them se nëse je gay duhet të jeh patjetër konservator se një konservator thotë unë jam i zoti i vetes dhe jo qeveria, fuqizohet individi. Ne nuk kemi programe që drejtohen nga qeveria ne besojmë tek fuqia e individit, të vendose vetë se çfarë të bëje me jetën e vet. Nëse doni që ky rajon të lulëzojë e të rinjtë mos të ikin jashtë, nëse doni që rrisni familjen në këtë vend kaq të bukur fuqizoni njerëzit dhe hiqeni qeverinë nga jeta individuale.”- tha Grenell.