Rihanna ka realizuar një set fotografik tejet sensual për të promovuar koleksionin e saj të të brendshmeve “Savage x Fenty” vetëm shtatë muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.
36-vjeçarja zgjodhi që të ndajë me 152 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa prej këtyre fotove, ku shihen qartë format e saj perfekte trupore.
Postimi ka marrë më shumë se 4.8 milionë pëlqime dhe më shumë se 26 mijë komente nga ndjekësit e saj deri më tani, shumë prej tyre kanë shfrytëzuar rastin për të vënë në pah bukurinë e saj dhe gjithashtu kërkojnë një album të ri.
View this post on Instagram
Në foto, Rihanna ka veshur një set të brendshmesh blu të çelët në ngjyrat pastel me Savage x Fenty të printuar në dizajn, ndërkohë që është grimuar me produktet e markës së saj Fenty Beauty.
Albumi i fundit që Rihanna publikoi ishte “Anti” në vitin 2016, më shumë se tetë vjet më parë, dhe miliona fansa të saj në mbarë botën po presin me padurim albumin e nëntë.
Që atëherë, ajo ka bërë një pushim nga muzika për t’u fokusuar në projekte të tjera profesionale dhe personale, si rritja e familjes së saj me ASAP Rocky, me të cilin tashmë ka dy fëmijë.
bal