Rihanna ka ndarë disa portrete të saj pa grim, duke mahnitur me dukjen e saj natyrale.
Me këto imazhe, këngëtarja po promovon produktet e linjës së saj për kujdesin e lëkurës, Fenty Skin.
Në postimin e saj, 36 vjeçarja, ka treguar lëkurën e saj të përsosur dhe ka inkurajuar fansat të përdorin krem kundër diellit, siç përmendet në përshkrimin e serisë së fotografive.
Artistja, e cila ka dy fëmijë me reperin ASAP Rocky, ka bërë një pauzë të gjatë në lansimin e projekteve të reja muzikore.
Gjatë viteve të fundit, ajo ka qenë më aktive në zhvillimin e brendit të saj Fenty Beauty, duke e bërë një prioritet këtë përpjekje.
ks