Rihanna ka vendosur të reagojë vetë për t’i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin në rrjet lidhur me një shtatzëni të mundshme.
Gjithçka nisi pasi një përdoruese në Instagram, Krissy Clemons, publikoi një video ku ngrinte dyshime nëse artistja po priste fëmijën e katërt.
Por nuk vonoi shumë dhe këngëtarja reagoi drejtpërdrejt në komente.
Me stilin e saj karakteristik plot ironi, Rihanna e hodhi poshtë lajmin duke shkruar:
“A është ‘bebja në bark’ me ne?”, duke nënkuptuar qartë se bëhej fjalë vetëm për thashetheme pa bazë.
Artistja, e cila është në një lidhje me ASAP Rocky, është nënë e tre fëmijëve.
Çifti mirëpriti vajzën e tyre më të vogël në shtator 2025, ndërsa më parë janë bërë prindër edhe të dy djemve, RZA dhe Riot.
Reagimi i saj i drejtpërdrejtë dhe plot humor u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke mbyllur çdo spekulim për një shtatzëni të re.
