ShowBizzz

Rihanna zbulon herën e parë që pa bashkëshortin: E dija që në fillim se ai do të ishte babai i fëmijëve të mi

Rihanna dhe A$AP Rocky filluan të takoheshin në vitin 2019, por ata u takuan për herë të parë në vitin 2012 gjatë provave për VMA-të. Rihanna ka zbuluar mënyrën e veçantë se si janë afruar në një intervistë në “Interview”, teksa ka bërë një rrëfim të butë për fëmijët e tyre, duke thënë se nuk mban mend se si ka qenë jeta e saj para se të vinin ata.

“Ne u pamë për herë të parë në VMA në vitin 2012. Ai erdhi dhe më kapi nga pas në provë. I gjithë ekipi im po pyeste në atë kohë nëse do të bëja një skenë, por unë thashë, ‘Jo, nuk do ta bëj.’ Nga kjo, të gjithë e kuptuan menjëherë se më pëlqeu,” përshkroi Rihanna për takimin e parën me A$AP Rocky.

Në të njëjtën kohë, Rihanna përmendi se e dinte që në fillim se reperi do të ishte babai i fëmijëve të saj, ndërsa të njëjtin besim për këngëtaren kishte edhe A$AP Rocky. Artistët filluan të takoheshin në vitin 2019, por ishin të kujdesshëm pasi donin t’i jepnin kohë njëri-tjetrit për t’u njohur dhe për të ndërtuar një themel të fortë.

“Ne njihemi prej kohësh. Unë e kam parë atë në marrëdhëniet e tij dhe ai më ka parë mua në marrëdhëniet e mia. Megjithatë, ne e kemi parë njëri-tjetrin jashtë marrëdhënieve. Ne e dinim se çfarë mund të bënim dhe çfarë telashe mund të sillnim në jetën e njëri-tjetrit. Ne mund t’i bënim ose t’i thyenim plotësisht zemrat njëri-tjetrit. Dhe kështu, ne filluam të takoheshim në vitin 2019, me shumë kujdes”, përshkroi Rihanna.

Megjithatë, Rihanna ka rrëfyer sekretin e suksesit të kësaj lidhjeje, duke thënë se ndryshe nga lidhjet e tjera që kishte hyrë në të kaluarën, ajo i la gjërat të zhvillohen vetë. “Thjesht kam lënë të ndodhë çfarëdo që ka ndodhur. Po mendoja se kjo marrëdhënie ose do të lulëzojë ose do të shkatërrohet plotësisht”, pranoi këngëtarja, e cila tani ka krijuar familjen e saj me A$AP Rocky.

“Ndjehem sikur pandemia bëri që marrëdhënia jonë të shkonte më shpejt, sikur Zoti e dinte që kishim nevojë për të sepse do të kishim një familje. E lashë Zotin të na drejtonte, sepse në marrëdhëniet e mia të mëparshme përpiqesha vazhdimisht. Rocky A$AP e dinte që në fillim se unë do të isha nëna e fëmijëve të tij dhe unë u ndjeva në të njëjtën mënyrë. E dija se ai do të ishte një baba i mrekullueshëm”, shtoi ajo./abcnews.al