Prej kohësh po thuhet se një projekt i ri filmik do të vijë nga “Top Channel Films”.
Me sa duket, tashmë projekti është gati dhe këtë e ka konfirmuar Ed Manushi mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”.
Jo vetëm kaq, por ai tha se Rike Roçi do të jetë pjesë e filmit dhe sipas nuhatjes së tij, ajo do të jetë një zbulim i madh në këtë projekt.
”Rike do të jetë një zbulim I madh te filmi që do prodhojë tch për bbv dhe kjo është nuhatja ime, sepse është realisht një aktore e madhe”- tha Manushi, ndërsa Rikja ia ktheu:
“Thoni marshallah se unë besoj te syri. Kur thuhen gjërat para se të bëhen, jam pak supersticioze.”
Detaje ende nuk dihen lidhur me këtë film të ri, apo aktorët e tjerë që do të jenë pjesë e tij, por me siguri do të ngjallë mjaft interes në publik, kështu që me zor presim të mësojmë detaje të tjera.
lokimagazine