ShowBizzz

Rike Roçi eliminohet nga Big Brother VIP Albania, por bileta e fatit e kthen në shtëpi

Në një nga netët më të tensionuara të Big Brother VIP Albania, modelja dhe tifozja e njohur e Kombëtares Shqiptare gjatë Euro 2016, Rike Roçi, është eliminuar nga gara për të mbijetuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Roçi, e cila ishte vënë në ballë të televotimit javor së bashku me aktoren Egla Ceno në një nominim të fortë, rezultoi të ishte më pak e votuara nga publiku.

Rikja, e cila hyri në Big Brother VIP Albania me një valë entuziazmi dhe u prit me krahë hapur nga fansat dhe shikuesit, ka lënë përshtypje të thella si për personalitetin ashtu edhe për qasjen e saj ndaj sfidave të shtëpisë.

Mirëpo fati duket se ishte në anën e saj, pasi falë ‘biletës së kthimit’, ajo u rikthye edhe një herë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të vazhduar aventurën e madhe.

Rikja dhe Egla ishin bashkë në këtë nominim javor, për arsye se ato zhvilluan një debat aq të ashpër, sa kaloi gati edhe në një përleshje fizike – duke thyer rregullat me shpërdorimin e produkteve nga sponzorët e spektaklit.