ShowBizzz

Rike Roçi: Më ngacmoi një futbollist që u bë kampion bote, thirra truprojët

Rike Roçi, një nga banorët më tërheqëse të Big Brother Vip, gjatë një bashkëbisedimi me vajzat ka treguar se një futbollist i skuadrës franceze e kishte ngacmuar. Ngjarja sipas saj ka ndodhur vite me parë, por ajo e kishte refuzuar.

Madje duke qenë se ishte trembur nga mënyra sesi i ishte afruar, futbollistin e larguan ne focë truprojët.

Më ndalon një tip zeshkan, si tip algjeriani ose marokeni dhe më kap nga krahu dhe thotë: Ej my wife( ej gruaja ime)! E shoh unë dhe them ej ma largoni erdhën trupërojat dhe thonë lerë gocën se është për qejfin e vet.

Nejse pas një jave mbaroj pushimet unë, ndez televizorin dhe shitja më e re e Lionit që ikën dhe luan tek Monako ishte ky djali. Në atë vit loz me Francën dhe bëhet kampion bote. Dhe unë thash, Rike ti je një budallaqe”, tha ajo.

Futbollisti për të cilin flet modelja është Corentin Tolisso, i cili luan si mesfushor. Ai ka lindur më 3 gusht 1994. Në të kaluarën ka luajtur edhe për Lyonin.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb