ShowBizzz

Rike Roçi rrëfen si e përndoqi për dy vite polici: Ma ka nxirë jetën

Gjatë një bisede në shtëpinë e Big Brother, Rike Roçi ka treguar se është përndjekur nga një efektiv policie në Itali për dy vite. Rika rrëfeu se e gjitha nisi pas një denoncimi për humbje dokumentash që kishte bërë në komisariatin ku efektivi punonte dhe ai kishte marrë të dhënat e saj.

“Unë kisha humbur dokumentat dhe duhet të shkoja në hotel, por pa ato nuk të pranojnë. Në mes të natës shkoj në polici për të bërë denoncim dhe me atë letër shkon në hotel. Por e di se çfarë më ndodhi? Kur shkon aty për denoncim, lë të gjitha kontakte, emër, mbiemër, numër telefoni, adresë. Për dy vjet e kam pasur stalker (përndjekës) policin. Ma ka nxirë jetën për dy vjet. E dinte çdo lëvizje timen. Ishte polic nga Milano, ndërkohë unë kisha një konkurs bukurie në Napoli. Ai erdhi aty në hotel”, tregoi Rike.