Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, ishte e ftuar në mëngjesin e emisionit “Wake Up” ku ndau me publikun ndjenjat dhe vështirësitë e adaptimit pas daljes nga shtëpia e famshme.
Ajo gjithashtu u pyet nëse është në një marrëdhënie të re pas spektaklit.
“Po adaptohem me vështirësi pas daljes nga shtëpia, me çdo ditë që kalon”, tha Rike. “Pas daljes kam qenë e mbyllur në hotel, duke bërë vetëm intervista televizive”.
“Është ndjesi e çuditshme dhe më duhet pak kohë për t’u përshtatur. Megjithatë, ishte një eksperiencë e paharrueshme. Gjithsesi, loja këtë sezon ishte tensionuese, shumë debate që në natën e parë, dhe vështirë të gjeje momente pozitiviteti”.
Kur moderatorja e pyeti në lidhje me marrëdhënien që kishte lënë jashtë shtëpisë para se të hynte në “Big Brother VIP”, Rike tregoi se gjithçka kishte mbaruar.
“U mbyll ashtu siç filloi – me një telefonatë, sapo dola nga shtëpia. Tani jam vetëm dhe ndihem mirë me këtë zgjedhje. Nuk ishim të lidhur seriozisht, ishte thjesht një njohje, një simpati”, tha ajo.
Për projektet e ardhshme, Rikja ndau një lajm të gëzueshëm me fansat: “Kam mbaruar një projekt filmik para se të futesha në BBVA”.
“Filmi quhet ‘Fall’ dhe është xhiruar këtu në Tiranë. Është përvoja ime e parë në kinematografi dhe shpresoj të pëlqehet nga publiku, megjithëse ende nuk di saktësisht datën e publikimit”, tha tifozja atraktive e Euro 2016.