ShowBizzz

Rike Roçi:”Meshkujt shqiptarë nuk i respektojnë vajzat, italiani është xhentil”

Rike Roçi ka qënë e ftuar në “Top Albania Radio” ku ka folur për veten dhe projektet.

E pyetur nga gazetarja se cila është ëndrra e saj, modelja tha: “Ëndrra ime është të bëhem nënë…”

Rike krahasoi meshkujt shqiptarë me ata italian, ku për këta të fundit modelja tha se janë më xhentila sepse i respektojnë shumë femrat, ndërsa shqiptarët sipas saj janë më shumë maskilistë.

“Ju këtu jeni shumë maskilistë. Jo që nuk i respektoni vajzat, por… Jeni dominant ju! Italiani është më xhentil kur të ngacmon. Të hap derën kur futesh në makinë, të hap derën e restorantit…”– tha ajo.



ks