Lajme

Rikthehen maskat në qendrat shëndetësore, nivele të larta nga infektimet me COVID

Në qendrat shëndetësore nuk mund të hyni më pa maskë. Rritja e infektimeve me COVID e ka bërë të domosdoshme këtë masë mbrojtëse.

Vetëm në një nga pikat e Qendrës shëndetësore Nr.8 në Tiranë janë raportuar 30 infektime nga COVID gjatë muajit gusht.

Në qendrat shëndetësore tashmë diagnoza COVID po bëhet e shpeshtë. Janë disa nënvariante të “Omicron”, mes tyre edhe ai I fundit “Iris” me disa mutacione që po qarkullojnë aktualisht.

Edhe pacientët e rinj madje kanë bërë temperaturë të lartë, 39-40 gradë Celsius, me ethe, dhimbje muskulare që zgjasin minimalisht 3-4 ditë dhe në ditën e 4-ët fillon të zbehet.

Mjekët bëjnë thirrje qytetarët të vendosin maskat në qendrat shëndetësore pasi virulenca e nënvarinteve është aktive deri në 5 ditë.

Për format e lehta dhe të mesme nga COVID mjekët rekomandojnë 5 ditë qëndrim në shtëpi si dhe izolim nga familjarët.