Lajme

Rikthehen pjesërisht linjat e komunikimit në Gaza!

Shërbimet e komunikimit janë restauruar pjesërisht në Gaza, ka thënë një nga kompanitë kryesore të telekomunikacionit në rajon. Enklava e rrethuar ka qenë në një ndërprerje komunikimi për dy ditët e fundit, me shumicën e 2.3 milionë banorëve të saj të shkëputur nga njëri-tjetri dhe nga bota e jashtme.

“Ne dëshirojmë të njoftojmë rivendosjen e pjesshme të shërbimeve të telekomit në zona të ndryshme brenda Rripit të Gazës”, tha Paltel në një postim ne X.

Kombet e Bashkuara janë detyruar të ndalojnë dërgesat e ushqimeve dhe nevojave të tjera për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Sulmet po vijojnë ende në Rripin e Gazës, kryesisht pranë spitalit më të madh në vend. Sulmet ajrore nga avionët izraelitë po ndodhin pranë spitalit Shifa që është i tejmbushur me pacientë dhe civilë që kërkojnë strehim, pasi autoritetet dyshojnë se militantët e Hamasit kanë një qendër komanduese aty.

Më herët sot, kabineti i luftës i Izraelit miratoi lejimin e dy kamionëve me karburant në ditë në Gaza për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të Kombeve të Bashkuara.

Por, shuma duket të jetë shumë më e vogël se ajo që OKB-ja ka thënë se kërkohet për të furnizuar sistemet e ujit, spitalet dhe kamionët për të ofruar ndihma, pa llogaritur rrjetin e komunikimit.

Paltel tha se shërbimet ishin në gjendje të rifillonin pasi “një sasi e kufizuar karburanti” u sigurua përmes UNRËA për të operuar gjeneratorët e saj kryesorë.