ShowBizzz

Rikthehet drama mes Taynës dhe Dafinës: Boll me gënjeshtra! Të gjithë e dimë se…

Në një dalje të fundit, Tayna është shprehur se prishja e raportit me Dafina Zeqirin ka ardhur si pasojë e personave të tretë të cilat kanë thënë gjëra të pavërteta për njëra-tjetrën.

Lidhur me këtë deklaratë, Dafina reagoi menjëherë në kanalin e saj në Instagram, duke shkruar:

“Hmm…. E keqja është kur ia bën një të mirë dikujt dhe ta kthen mbas një fare kohe shumë të shkurt me të keq. Ti? Se di pse? Çfarë ka ndodhur? Pse ty? Kur ti gjithçka që ke bërë? Duhet ta mbrosh atë njeri tek njerëzit e tjerë që janë munduar ta poshtërojnë. Nuk ka ndodhur kurrë që unë të prishem me dikë për shkak të ndonjë keqkuptimi apo fjalëve të njerëzve përreth se nuk jemi 10-vjeç por 25-30 vjeç. Nëse do ishte keqkuptim, do e kishim sqaruar dhe do e kishim kaluar. Fjalë të njerëzve përreth? Nuk kam unë njerëz përreth që merren me thashetheme. Nuk fiton njeri kur do të marrësh vëmendje duke poshtëruar dikë që të ka ndihmuar.”

Sakaq, Tayna nuk ka qëndruar indiferente, pasi i është përgjigjur menjëherë. Në një status në “Threads”, ajo ka shkruar:

“Të gjithë e dimë kush ka ndihmuar kë në atë kohë. Boll me gënjeshtra, harrojë këtë dhe mos më bëj t’i rikthehem kësaj historie”.