Lajme

Rikthehet dy javë pas lirimit “ekspertja e punësimit”, Kumrie Zika nuk u “shqitet” exchange-ve, vjedh 5 mijë euro në…

Rikthehet dy javë pas lirimit “ekspertja e punësimit”, Kumrie Zika nuk u “shqitet” exchange-ve, vjedh 5 mijë euro në Vlorë dhe “zhduket”
“Ekspertja” e famshme e punësimit, Kumrie Zika nuk “shqitet” nga exchange-et. Vetëm dy javë pasi gjykata e la të lirë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ajo është rikthyer sërish në qendër të një skandali të ri. Këtë herë “shënjestra” e Kumrie Zikës nuk ka qenë Tirana, por Vlora pasi ajo ka vjedhur nga një exchange në lagjen “Pavarësia” rreth 5 mijë euro, e njëjta shumë që vodhi edhe nga këmbimi valutor në Tiranë. Sipas një videoje të publikuar nga JOQ, ajo duket se më një qetësi të madhe hap sirtarin e kasës, merr paratë dhe me justifikimin se do flasë në celular largohet nga biznesi për të mos u kthyer më kurrë.

NEWS  Siguria rrugore në alarm/ Brenda një jave mijëra shkelje në Tiranë, nga alkooli te përdorimi i celularit në timonSipas pronarit, ajo kishte kontaktuar vetëm dy ditë më parë duke kërkuar punë. Mëngjesin e djeshëm u paraqit në zyrë dhe nisi punën. Pas rreth 15 minutash, në momentin kur punonjësja doli për të kryer një pagesë me kartë, Zika hapi kasën dhe vodhi 5 mijë eurot. Pronarët e biznesit kanë bërë kallëzim në polici. Kujtojmë se më 15 korrik, pre e skemës së Zikës ra një pikë këmbimi valutor dhe transferta parash në zonën e “Varrit të Bamit”, ku ajo ishte punësuar dhe kishte ditën e parë të punës.

NEWS  SHBA dërgon mijëra trupa në Lindjen e Mesme, çfarë po përgatitet ndaj Iranit?Duke qenë se biznesi ishte në kërkim të një punonjëseje, drejtuesit e tij e kishin rekrutuar gruan në fjalë. Zika gjatë gjithë kohës ka qenë e shoqëruar nga një punonjës tjetër, por në një moment të shkurtër, kur ai është shkëputur për disa sekonda, ajo ka kryer vjedhjen. Ajo ka marrë rreth 5 mijë euro nga arka e biznesit dhe më pas është larguar në rrugicat e lagjes.

NEWS  PENSIONET/ Qeveria miraton masën e indeksimit, ja si do të llogaritetSipas të dhënave paraprake, kjo është vjedhja e katërt që i atribuohet Zikës në një periudhë të shkurtër kohore. Megjithatë, arratia e saj ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi biznesi i dëmtuar ka njoftuar policinë. Efektivët kanë arritur ta identifikojnë menjëherë Zikën dhe më pas e kanë arrestuar në zonën e “21 Dhjetorit”. Po ashtu, bëhet me dije se Kumrie Zika rezulton të jetë një personazh i njohur publik, pasi është shfaqur më herët në televizione të ndryshme si “eksperte punësimi” dhe opinioniste për çështje që lidhen me të drejtat e punonjësve dhe tregun e punës.

Të Ngjashme