Lajme

Rikthimi i rreshterit policor në punë, Koci: Siguria juridike e qytetarëve është në rrezik

Avokati, Arianit Koci ka thënë se hetuesit policor Idriz Gashit sot i është rikthyer arma dhe legjitimi policor, pasi kishte përfunduar afati i suspendimit.

Koci ka treguar se pas përfundimit të orarit të punës i është dorëzuar një vendim i ri, siç e quan ai të paligjshëm për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese.

“Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar. Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit. Një shkelje e tillë është e papranueshme dhe cenon jo vetëm integritetin e Policisë së Kosovës, por edhe besimin në gjithë sistemin juridik të vendit”, ka shkruar Koci në Facebook./teve1.info/

TS Poll - Loading poll ...