ShowBizzz

Rikthimi i Will Smith dhe Martin Lawrence: “Bad Boys: Ride or Die” fitoi 95 milionë euro

“Bad Boys: Ride or Die”, pjesa e katërt me Will Smith dhe Martin Lawrence, fitoi mbi 95 milionë euro në fundjavën e hapjes.

Vazhdimi i origjinalit të 1995 është filmi i parë i madh i Smith që nga sulmi i Chris Rock në skenë në ‘Oscars 2022’.

Duket se nuk ka pasur shumë ndikim te audienca duke pasur parasysh se filmi u prit mjaft mirë në mbarë botën.

Edhe pse nuk ka thyer asnjë rekord, filmi ka bërë mjaft mirë duke fituar 50 milionë euro në ShBA dhe 45 milionë euro në arkat ndërkombëtare.

Publiku ishte më i hapur ndaj “Bad Boys: Ride or Die”, i cili ka një vlerësim prej 64 për qind në Rotten Tomatoes.

Adil El Arbi dhe Bilall Fallah janë rikthyer për të drejtuar filmin e katërt që ndjek detektivët Majk dhe Marcus teksa hetojnë korrupsionin në forcat e policisë së Miamit.

Megjithatë, kur një kurth i kthen ata në të arratisur, dyshja detyrohet të punojë në mënyrë të paligjshme për të zgjidhur çështjen.

“Ride or Die” kushtoi 95 milionë euro dhe nuk pritet të rrëzojë vazhdimin më fitimprurës të ekskluzivitetit, “Bad Boys for Life”, me 200 milionë euro në ShBA dhe 420 milionë euro në mbarë botën.