ShowBizzz

Rimblidhen ”Spice Girls”/ Festojnë ditëlindjen e 50-të, të Victoria Beckham

“Space Girls” ribashkohen pas 24 vitesh. Pesë vajzat e famshme të muzikës pop janë bërë bashkë  gjatë fundjavës për të festuar 50 vjetorin e Victoria Beckham. Anëtarja e grupit e ka cilësuar këtë festë si ditëlindjen më të bukur të saj.

Pesë vajzat e famshme të Spice Girls u ribashkuan gjatë fundjavës për të festuar ditëlindjen e ish-anëtares, Victoria Beckham. Ikona e modës festoi dje 50-vjetorin e lindjes.

Në festën private të realizuar në Londër, Melanie Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Melanie Broën, u bënë bashkë me Victoria Beckham për të performuar hitin e 1997-ës, “Stop”.

Festa u mbajt në një klub ekskluziv në Mayfair ku u mblodhën rreth njëqind të ftuar të zgjedhur. Ne mesin e të ftuarve ishin Eva Longoria, Gordon Ramsay dhe Tom Cruise.

Victoria e publikoi videon në profilin e saj duke e cilësuar “ditëlindjen më të bukur”.

Gjatë perfomancës ato bënë edhe një nga lëvizjet nga videoklipi ikonik, e cila shihet në videon e publikuar nga David Beckham në “Instagram”.

Spice Girls u krijuan në 1994-ën dhe janë një nga grupet më të suksesshëm të muzikës pop. Vajzat kanë shitur më shumë se 100 milionë albume në të gjithë botën. Në vitin 2000 grupi u shpërnda.

Prej kohësh njerëzit kanë pritur një ribashkim dhe një turne me të pesta vajzat bashkë.

/abcnews.al/