ShowBizzz

Rita Ora flet për shqiptarët në emisionin e famshëm amerikan: Një tjetër arsye pse e dua New Yorkun janë shqiptarët e shumtë këtu

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka lavdëruar shqiptarët, gjatë një interviste të fundit në emisionin e yllit Elvis Duran në New York.

Duke folur në emisionin në “iHeart Radio”, Rita Ora shprehu dashurinë dhe respektin e saj për komunitetin shqiptar në New York dhe artistët shqiptarë që kanë arritur suksese të mëdha ndërkombëtare.

E pyetur për shqiptarët dhe komunitetin e tyre në New York, Rita tha: “O Zot, kjo është një ndër arsyet përse e dua shumë New Yorkun. Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët e mi në New York”.

Gjatë intervistës, interpretuesja e hitit “Anywhere” u pyet edhe për artistet homologe shqiptare si Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat gjithashtu kanë famë ndërkombëtare dhe kanë arritur suksese të mëdha në industrinë muzikore.

“Jemi shumë nga ne tani. Bebe Rexha, ne e duam atë, natyrisht një tjetër artiste e madhe – Dua Lipa. Kë tjetër kemi? Ava Max, gjithashtu”, u përgjigj Rita me entuziazëm.

Këngëtarja theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të njëra-tjetrës në një industri konkurruese dhe vlerësoi talentet dhe arritjet e kolegeve të saj shqiptare.

Rita Ora, e cila ka lindur në Kosovë dhe është rritur në Londër, është një nga artistet më të dashura dhe të njohura shqiptare në botë. Karriera e saj e suksesshme në muzikë, modë dhe film e ka bërë atë një figurë frymëzuese për shumë të rinj shqiptarë në mbarë botën