
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ishte mysafire speciale në eventin e organizuar nga FIFA në New York.
Rita Ora këndoi disa këngë të saj në këtë event të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.
Kujtojmë që FIFA është prezentë në Shtete e Bashkuara të Amerikës pasi aty po zhvillohet kompeticioni i Kupës së Botës për Klube.
Të dielën zhvillohet finalja e madhe mes skuadrës së Chelseat (fituesit të UEFA Conference League) dhe Paris Saint-Germain (fituesit të Ligës së Kampionëve)