Rita Ora dukej mahnitëse teksa performoi për “Audemars Piguet” dhe “Tamara Ralph” si pjesë e Javës së Modës në Paris të enjten.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore shkëlqeu në një paraqitje gjatë Javës së Modës në Paris të enjten.
Këngëtarja 33-vjeçare veshi një fustan të zi elegant të ngushtë me shpinë të hapur, i plotësuar me detaje argjendi dhe një fjongo dramatike, ngjyrë rozë të nxehtë që shkonte përgjatë dyshemesë.
Ajo mbante gjithashtu një palë doreza të gjata dhe ngriti lartësinë e saj me një palë taka.
Për të kompletuar pamjen e saj elegante, flokët e Ritës ishin të mbledhur mbrapa me një kokore të zezë dhe të stiluar në kacurrela të bollshme.
Rita, e cila kishte qenë në Paris për disa ditë duke shijuar Javën e Modës, këndoi një version akustik të hitit të saj “Anywhere” gjatë ngjarjes.
Së fundmi, Rita zbuloi se kishte bashkëpunuar me Keith Urban për ripërpunimin e këngës “Shape Of Me”, e cila do të publikohet këto ditë.
Ajo ka treguar kënga në fjalë është një frymëzim nga nëna e saj, Vera Sahatçiu – Ora, dhe iu dedikohet të gjitha grave në përgjithësi.
Kënga “Shape Of Me” ka qenë pjesë e albumit të tretë të Ritës, “You and I”, i cili është publikuar në korrik të vitit 2023 dhe është pritur tejet mirë nga publiku./telegrafi
/TeVe