
Rita Ora ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj glamuroze në mbrëmjen dedikuar grave në muzikë, organizuar nga ELLE UK në bashkëpunim me markën luksoze Fendi, e cila u mbajt të martën në Londër.
Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq më elegante se kurrë me një fustan të gjatë prej lëkure në ngjyrë kafe, me dekolte të theksuar. Ajo e kombinoi veshjen me një çantë të verdhë të guximshme dhe këpucë të zbukuruara me gurë të çmuar, duke krijuar një pamje të sofistikuar dhe me stil. Aksesorët prej ari vathë dhe një byzylyk i trashë i shtuan më shumë finesë dukjes së saj. Ndërkohë, flokët i kishte të mbledhura në një stil elegant që i vinte në pah tiparet e fytyrës.
Pas këtij paraqitjeje tërheqëse në Londër, Rita vazhdoi me performanca energjike në skenat ndërkombëtare. Vetëm disa ditë më vonë, ajo ndezi atmosferën në Festivalin “World Club Dome” në Frankfurt të Gjermanisë.
Në këtë event, Ora u shfaq me një kostum provokues që përfshinte pantallona të shkurtra dantelle në ngjyrë blu, çizme të gjata dhe një bluzë të grisur që i zbulonte barkun e tonifikuar. Gjatë performancës, ajo e hoqi bluzën, duke zbuluar reçipetën e bardhë – një moment që elektrizoi publikun.
Performanca e saj dinamike u shoqërua nga valltarë të veshur në mënyrë provokuese, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë në skenë. Rita nuk e fshehu entuziazmin, teksa kërceu, këndoi dhe ndërveproi me publikun gjatë gjithë shfaqjes, duke dëshmuar edhe një herë pse është një nga yjet më karizmatike të skenës muzikore ndërkombëtare.