Rita Ora, ylli shqiptar që ka pushtuar tashmë skenën botërore të muzikës, ka lansuar një klip të ri që po bën bujë për stilin e saj tej mase tërheqës dhe provokues.
Kënga e saj më e re, e titulluar “Ask And You Shall Receive”, është një hit ritmik që tashmë po merr zemrat e fansave dhe po ngjitet lart në top listat britanike.
Në klipin e saj të ri, Rita shfaqet në një ambient jo tradicional për të, një lavanderi, ku ajo transformohet në një “person të çmendur” dhe “shpërlan para”.
Në skenat e klipit, këngëtarja vallëzon dhe bën gjeste të çuditshme, duke shtuar një shtresë provokimi në performancën e saj magnetizuese.
Në një ndër skenat, Rita është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori i njohur Taika Waititi.
Ai paraqitet në rolin e recepsionistit të lavanderisë në një skenë të shkurtër por të mbushur me humor, e cila i jep një element të papritur klipit.
Kulmin e klipit e përcakton çmenduria e kontrolluar dhe energjia e pakufijshme e Ritës, të cilat dalin në pah në skenën finale ku ajo krijon një kaos të plotë.
Duke shkatërruar gjithçka në tërheqjen e saj dhe duke i detyruar pjesëmarrësit e tjerë të largohen, Rita e mbyll klipin me një note të rebelimit dhe një liri të shfrenuar shprehëse.