
Rita Ora ka ardhur në Kosovë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama doli për ta pritur këngëtaren shqiptare në aeroportin “Adem Jashari”.
Sapo zbriti, Rita Ora mes lotësh preku tokën dhe tha “o Zot, faleminderit”.
Përparim Rama publikoi një video, ku i uroi asaj mirëseardhjen në vendlindje.
“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje!”, tha ai.
Përparim Rama shkroi se “momente të paharrueshme na presin bashkë!”.