ShowBizzz

Rita së shpejti me këngë në shqip?

Rita Ora është nëj prej këngëtareve më të suksesshme në industrinë ndërkombëtare.

Artistja shqiptare me famë botërore është autore e dhjetëra hiteve që kanë kapur miliona klikime dhe janë shumë të dëgjuara nga publiku.

E kur pyetet për origjinën e saj, Rita asnjëherë nuk heziton të flasë për rrënjët shqiptare.

Ka kohë që ajo nuk ka bërë një koncert në trojet shqipfolëse, teksa artistja nuk ka akoma asnjë këngë në shqip.

Por, këna e saj “Anywhere” është kënduar në shqip nga një artiste lokale, e cila ka përkthyer këngën për të parë se si do të tingëllonte në gjuhën shqipe.

Një gjë e tillë nuk i ka ikur Ritës, e cila menjëherë e ka postuar në rrjete sociale.

Por, a po e shtyn kjo ide të bëjë një këngë në shqip?

“Ide e mirë. Qëndroni të sintonizuar” shkroi Rita



ks