E lajmëruar prej kohësh duke i lënë në pritje të gjithë, Afrona Dika ka publikuar më në fund intervistën me Bleron. Kjo intervistë vjen 2 vite pas divorcit të tyre të bujshëm që erdhi pas 7 vitesh së bashku. Dyshja i dha fund martesës në vitin 2022.
Që në fillim të bisedës, të dy shprehen se ky shpjegim s’është vetëm për ta, por edhe për publikun që të dijë arsyet dhe të shërbejë si një reflektim për mënyrën e komunikimit mes çifteve, edhe pas ndarjes.
Afrona e nis intervistën me një pyetje të drejtpërdrejtë ndaj ish-bashkëshortit të saj, që e zë Bleron disi në befasi.
Afrona Dika: Pse erdhi deri këtu ku jemi sot, Blerim?
Blero: Sepse mendoj prej disa vendimeve të mia personale që s’kanë qenë të matura, s’kanë qenë të duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim, sido që të jetë ne jemi njerëz dhe secili gabon. Mund të them që arsyejs që s’na ka funksionuar ose kemi ardhur ku kemi ardhur, është pjesë shumë e madhe imja dhe gabimi im, dua ta pranoj publikisht dhe dua të të kërkoj falje ty publikisht Afronë, sinqerisht dhe… në atë kohë ka qenë ideja ime për të ndenjur në Kosovë, ti e di dhe u desh të vija me ty në Zvicër, por s’e kam parë siç e shoh sot, e kam menduar ashtu dhe…ti ke pasur të drejtë gjithmonë kur më ke thënë mua duhet kështu, kështu dhe sigurisht që kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionimin e martesës sonë, por njeriu pastaj i sheh gabimet e veta më vonë.
Afrona Dika: E vërtetë, si edhe unë të miat.
Blero: Siç të kam thënë edhe privatisht, pjesa shumë kryesore e mosfunksionimit të martesës tonë jam unë dhe…
Afrona Dika: Distanca.
Blero: Idetë. Ti ke ardhur në Kosovë për një kohë, ke provuar, s’ke mundur, s’je ambientuar tamam. Është dashur edhe unë të vij në Zvicër, nuk e kam bërë, është gabimi im, e pranoj publikisht dhe sinqerisht të kërkoj falje shumë, por ka ndodhur dhe ky ishte fati.
Edhe Afrona shprehet se ka gabimet e saj pasi ka shkëputur komunikimin mes tyre. Ndarja gjithashtu ka ndodhur në distancë, por as për të s’ka qenë e lehtë të pranonte çfarë kishte ndodhur.
Afrona Dika: E di që unë kam gabuar shumë që s’jemi ulur dhe s’i kemi sqaruar gjërat siç është dashur t’i sqarojmë pas 7 viteve. Ka qenë edhe ky faji im që veç jam zhdukur nga jeta jote, sepse kam qenë, e kam pasur një mllef brenda, e kam pasur një vuajtje, e kam pasur një dëshpërim brenda, s’di si të ta shpjegoj, thjesht… një… s’e di… më është nevojitur shumë kohë edhe për vete që të pranoj që është…ka përfunduar kjo lidhje, ka përfunduar kjo martesë sepse ne në distancë kemi qenë bashkë dhe në distancë jemi ndarë dhe s’ka qenë e lehtë. Kam dashur të kem një bisedë siç e kemi tani për momentin, pa ofenduar njëri-tjetrin, pa lënduar njëri-tjetrin, pa i vënë fajin njëri-tjetrit, thjesht një bisedë të shëndoshë.