ShowBizzz

Robert Berisha flet për dy vajzat e tij: ‘Vitin e kaluar u takuan për herë të parë…’

Moderatori Robert Berisha, baba i dy vajzave, ku e madhja me partneren e parë dhe vajza e dytë me Nora Istrefin.

Duke biseduar me konkurrentët në ‘FermaVip’, Robert Berisha ka treguar se vajzat janë takuar me njëra-tjetrën vitin e kaluar, pasi vajza e madhe jeton në Londër.

Kam dy vajza, të madhen në Londër dhe të voglën në Prishtinë. Verën e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën. E dyta ka ardhur me martesë, tek e para s’kam qenë as në lidhje.

Shumë radhë ka ardhur në Shqipëri vajza e madhe dhe më takonte vetëm mua.  E mora dhe i thashë do ikim diku se kjo vdes për motër ose vëlla se i ka bërë 8 vjeçe… dhe e takova e motrën, – tha Roberti.