Mbrëmjen e djeshme, në “Cherry On Top”, ishte i ftuar Robert Berisha, ku foli për jetën personale, por edhe për deklaratën e bujshme që ka thënë së fundmi.
Ai tha se nuk e bëri për vëmendje dhe që portalet të flisnin për të.
“Nuk i bëj me qëllim. Nuk kam nevojë për atë famë, që të flasin për mua. Nëse jam gabim kërkoj falje një mijë herë. Më kanë pyetur nëse postimi i koncertit ka qenë me qëllim. Asnjëherë s’kam thënë po 100%. Kam thënë mund të jetë për shkak të problemeve që ka me Besin.”
I pyetur nëse ishte sqaruar me Xhensilën pas deklaratës, ai u përgjigj se nuk kanë folur me njëri-tjetrin.
“Nuk jam sqaruar pas kësaj deklarate. Xhensila është një këngëtare bukuroshe, e talentuar. Nuk është rastësisht këtu ku është.”
Mirëpo, ai i qëndron fjalëve se Xhensila duhet të jetë falënderuese ndaj Besit dhe sqaroi kundërpërgjigjet e shumta të ndjekësve.
“Kam pasur komente ‘Edhe ti duhet të falënderosh Nora Istrefin’. Kush e di, e di, por ata që nuk e dinë, Roberti është çuni i Tomorr Berishës, kompozitorit shumë të njohur në ish-jugosllavi. Në vitin 1991 kur kam dalë në skenë, Nora ka qenë 5 vjeçe. Atëherë s’ka pasur rrjete sociale, as ‘YouTube’ dhe normal s’më kanë njohur. Më ka njohur vetëm Kosova. Por në vitin 2006, që kur jam fejuar me Norën, më ka dhënë një shtysë shumë të madhe dhe e falënderoj sa të jem gjallë”, përfundoi këngëtari.