Robert Berisha la papritur reality show-n “Ferma VIP”, vetëm disa ditë pasi ishte bërë pjesë e saj.
Asokohe pati aludime të ndryshme për largimin e Robertit— një prej tyre ishte edhe kontrata që ai kishte me programin.
Megjithatë Roberti hodhi poshtë këto aludime gjatë një interviste, duke theksuar edhe njëherë se largimi i tij erdhi pasi dëgjoi zërin e vajzës, gjë që e bëri të pamundur vazhdimin e tij në reality show.
Mes të tjerash, Roberti zbuloi edhe ‘tradhtinë’ e Xhensila Myrtezaj. Kjo e fundit bëri publik një poster të një koncerti që nuk duhet të ishte bërë.
“Unë pak po dyshoj me të tregu drejt, se organizatori më ka treguar se ia ka dërguar vetëm me e pa si poster, e i ka thënë (Xhensilës) mos e posto njëherë, se me Robertin nuk po kam kontakt, e menaxheri më ka thënë me e anulu se është futur më një reality shou. Ajo nuk ka pritur e ka postuar, po del që mezi nuk ka pritur ta postojë në Instagram një koncert”, tha Roberti.
I pyetur se a mendon se e ka bërë Xhensila këtë gjë për të apo për Besin, Roberti nuk hezitoi që të përgjigjej.
“Për Besin, me mu nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta qes pak keq produksionin aty ku është Besi”, u shpreh Roberti.
lokimagazine