Prej muajsh, Flor Mumajesi është bërë objekt diskutimesh për shkak të thashethemeve lidhur me një marrëdhënie të supozuar me moderatoren kosovare Liberta Spahiu.
Lajmet për këtë lidhje kanë qarkulluar gjerësisht në media dhe rrjete sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi natyrën e vërtetë të kësaj marrëdhënieje.
Gjatë një video live, Liberta u përball me një pyetje nga fansat që kërkonin të dinin se ku ishte Flori. Me një buzëqeshje të ‘çuditshme’, ajo tha se “ndodhet këtu, por refuzon të dalë’ dhe nuk kishte interes për të folur, gjë që shtoi më shumë spekulime në media.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ishte thjesht një shaka apo një tregues i një lidhjeje më të thellë.
Nga ana tjetër, Flori ka mbajtur një profil të ulët kohët e fundit, duke shmangur paraqitjet publike dhe skenën muzikore. Kjo mungesë e tij në vëmendje ka nxitur spekulime mbi arsyet që qëndrojnë pas këtij izolimi.
Së fundmi zërat thonë se marrëdhënia e tij me Libertën është një lojë për të tërhequr vëmendjen nga një tjetër marrëdhënie, që përflitet se ka ekzistuar prej kohësh. Një marrëdhënie që duket të jetë shumë më e komplikuar sesa thashethemet me moderatoren nga Kosova. Flitet prej kohësh se në jetën e Florit ekziston një grua tjetër, një figurë e njohur, për të cilën publiku ka dëgjuar më parë.
Një marrëdhënie që është mbajtur larg syve të publikut për arsye të forta. Për shumë prej jush, ndoshta nuk është aspak e vështirë ta kuptoni për kë bëhet fjalë…
Nëse mendoni se e dini për kë po flasim, ndoshta po, keni të drejtë!
lokimagazine