ShowBizzz

“Romeo e humbi lojën e tij”- tashmë shoh si fitues Julin

Ditën e sotme, ish-banorja e BBV, Meri Shehu ka qenë e ftuar në “Big Brother Fan Club”, ku ka folur lidhur me përzgjedhjen e Heidit, duke nxjerrë Vesën në nominim.

Meri ka treguar se Heidi është një provinciale nga Durrësi, e lindur në Itali. Ajo ka shtuar gjithashtu se Romeo e humbi lojën e tij dhe se tashmë sheh si fitues Julin.

“Për mendimin tim, Heidi ka ngatërruar ballkonin e Veronës me ballkonin e Big Brother, për këtë jam e sigurt. Heidi i bashkohet të gjitha vajzave që vijnë nga jashtë, të cilat dëgjojnë që Romeo është një nga meshkujt më të kërkuar në Shqipëri por është shumë i ri Romeo, se nuk është pjekur sa për t’i dalë për zot dashurive dhe lojrave të veta.

Megjithatë mua më erdhi keq dje, jo për Heidin se ajo e mori rrugën e vet të pakthyeshme pasi prishi aleancën edhe me Julin edhe me Romeon. Mua dje më erdhi keq për Romeon pasi ai dje kuptoi që loja e tij ka marrë fund. Romeo e humbi Big Brother-in dhe rruga është e hapur për Julin pasi Juli ka dy kamikazë të fuqishëm: Erjolën dhe Ledjonën që i përdor në mënyrë të menjëherëshme. Eshtë një provinciale nga Durrësi, e rritur në Itali që kur thoshim ne që të mbushim barkun me bukë” – është shprehur Meri.