ShowBizzz

“Romeo fallco, Heidi hap sytë”: Zbulohet vajza që dërgoi mesazhin me dron!

Lidhja e Romeos dhe e Heidit, përveçse nga banorët që janë brenda në shtëpine e BBV3,shihet me skepticizëm edhe nga mikeshat e saj. Një dron ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother” javën e shkuar, ku edhe ka trazuar sërish çiftin. Në këtë dron, kishte një mesazh në të cilin shkruhej “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”. Droni erdhi pasi çiftit iu dhurua një suitë si dhuratë dhe Romeo nuk qëndronte me Heidin aty brenda, por dilte jashtë me banorët e tjerë, për këtë gjë edhe u kritikua shumë.

"Romeo fallco, Heidi hap sytë": Zbulohet vajza që

Pas kësaj situate të shumtë ishin ata që ngritën dyshime se kush mund ta kishte dërguar një dron të tillë, sa edhe vetë Romeo Veshaj është shprehur se ia ka nisur produksioni. Po ashtu, një prej ish-banorëve të “BBV”, Jetmir Salaj, aludohej se mund të kishte porositur dronin për të përçarë çiftin. I ftuar në “Fun Club” ishte edhe i piloti i “BBVA”, i cili tregoi që këtë dron e kishte dërguar një vajzë nga Italia, duke shuar keshtu te gjitha aludimet.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çiftit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin”, – tregoi piloti.

Sipas disa mediave roze,  ka qenë pikërisht një prej mikeshave të Heidit, që ka dërguar një dron të tillë. Duket se për mikesha e saj, historia me Massimiliannon që ndodhi në “Grande Fratello” po përsëritet.



bal