Romeo e ka nisur ditën me një kërcim sensual me Artën. Dyshja janë parë shumë pranë njëri-tjetrit teksa kërcenin në dhomën e grimit nën ritmet e këngës “Paranormal” të Ledri Vulës.
Ky moment Romeos dhe Artës ka ngjallur shumë komente ku shumë komentues shprehen të sigurt se mes tyre ka lindur diçka.