Vesa ka qenë një nga ish-banoret që i është bashkuar shtëpisë së BBV mbrëmjen e sotme për festën e organizuar për ditëlindjen e Meritonit.
Ajo është parë pranë Romeos dhe kanë qëndruar për disa momente me njëri-tjetrin, duke biseduar për eksperiencën në BBV. Vesa e ka këshilluar Romeon të qetësohet se cdo gjë do të shkojë mirë.
Pjesë nga biseda:
Vesa: Hajde shpejt jashtë, kemi punë për të bërë. Shiko, forca. Edhe pak.
Romeo: Po, po. Edhe pak. Nesër do bëj gati valixhen.
Vesa: Ti merre shtruar se të paska kapur pak ankthi…
Romeo: Po, më ka kapur pak.
Vesa: E di, është adrenalina. Fillimisht është e rëndësishme që keni arritur ju të pestë në finale.
Romeo: Eshtë luftë e madhe për secilin.
Vesa: Të dalësh i pari nga të gjithë është shumë mirë. Vec shijoje se shkojë bukur.