Në shtëpinë e BBV është diskutuar në formën e një ‘talk-show’ tema: “Të ruash marrëdhënien me ish-in”.
Kjo temë diskutimi ka bërë që shumë banorë të përfshihen në bisedë, ndërsa Romeo vendosi t’i tregojë pak më shumë Heidit lidhur me këtë.
Të veçuar nga pjesa tjetër e shtëpisë, Romeo i ka treguar Heidit se ka vuajtur dhe ka qarë shumë për një ish partnere.
Megjithatë në momentin që ka vendosur ta hedhë pas krahëve, gjithçka ka kaluar dhe për të ka qenë si të mos kishte ekzistuar kurrë.
Kujtojmë se Romeo ka pasur lidhje me personazhe publikë si Jonida Maliqi dhe Aleksia Peleshi, por nuk ka ndarë detaje nëse i referohej ndonjërës prej vajzave apo dikujt tjetër.
lokimagazine