ShowBizzz

Romeo Veshaj në një romancë të re? Cila qenka “lidhja që po jeton në fshehtësi”!

Prej javesh tashme flitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, por nga fillimi i shtatorit, nisi te flitej për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografia  të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli. Por u tha shpejt se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri.

Romeo Veshaj në një romancë të re? Cila qenka “lidhja

Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Miqtë e tij zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë. Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit. Ne fakt, ka qene zera qe thone se dyshja nuk është ndarë, por gjithçka është duke u bërë mes çiftit që të mbajnë fansat të përqëndruar tek ata. Një ndër personazhet që ka bërë këto deklarata ka qenë edhe gazetari Ronaldo Sharka. Deklarata e fundit e Ronaldo Sharkës mbi ndarjen e supozuar mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka tërhequr vëmendjen. Ai u shpreh se ndarja mund të jetë thjesht një taktikë për të tërhequr vëmendjen.



bal