Më në fund, pas gati dy muajsh pas përfundimit të Big Brother VIP, Romeo Veshaj do thyejë heshtjen!
Finalisti i reality-showt vendosi të mos bënte asnjë dalje mediatike që pas finales duke u shfaqur vetëm në mediat sociale.
Ai mungoi në “Big Brother VIP After Party”, mungoi në “Post Big Brother VIP”, e po ashtu nuk ka dhënë asnjë intervistë. Këto ngritën edhe aludime për prishje të marrëdhënieve të tij dhe Top Channel.
Pritja merr fund mbrëmjen e sotme kur Romeo do jetë i ftuar në “Top Arena”. Më në fund ai do u përgjigjet shumë pikëpyetjeve. Teksa deri tani me siguri mund të themi se marrëdhënia me Top Channel nuk ka asnjë krisje.
ks