![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/romeo-veshaj-zbulon-se-cfare-e-pengon-te-krijoje-nje-lidhje-dashurie_647cff8333bac.jpeg?resize=750%2C375&ssl=1)
Aktori i njohur shpeshherë është përfolur në rrjet për sa i përketë jetës së tij private.
Mirëpo së fundmi teksa diskutonte me të ftuarit në emisionin që moderon së bashku me vëllain e tij, Donald Veshaj, Romeo është shprehur se është single.
Më pas tregoi dhe arsyen që e ‘pengon’ të ketë një marrëdhënie dashurie.
Romeo tha se arsyeja se pse ai nuk është në një lidhje është sepse e di që ai është një i dashur shumë i mirë dhe sipas tij kjo është një punë shumë e vështirë.
“E di pse nuk lidhem unë, sepse unë e di që jam një i dashur shumë i mirë.
Dhe të jesh një i dashur shumë i mirë është punë shumë e vështirë.
Duhet ta zgjosh në mëngjes, t’i thuash ato fjalët e mira. Është punë shumë e vështirë”, tha Romeo.