ShowBizzz

Ronaldo Sharka publikon thirrjen e fundit të të atit në telefon: Gjëja që më mungon më shumë

Ronaldo Sharka i preku të gjithë me historinë e tij para pak muajsh në “Big Brother VIP” ku rrëfeu se babai i tij vuante nga një sëmundje e rëndë.

Asokohe, i ati e surprizoi edhe në shtëpinë e famshme ku u shpreh krenar për të birin.

Fatkeqësisht, ai nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë dhe u nda nga jeta pak pasi moderator doli nga formati.

Ditën e sotme Ronaldo ka bërë një postim prekës në Instagram. Ai ka ndarë një screenshot ku tregon telefonatën e të atit duke shkruar se “Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja që më mungon më shumë janë thirrjet e këtij numri. Më ka marrë malli bab”- janë fjalët e moderatorit.