Këngëtarja Ronela Hajati foli në “S’e Luan Topi” për humbjen e babait të saj, e cila i shkaktoi një shok psikologjik.
Ende shumë e re për një dhimbje aq të madhe, vetëm 22-vjeçare, Ronela tregoi se i ati ndërroi jetë për shkak të sëmundjes së rëndë, por ajo nuk ishte në gjendje ta kuptonte dhe ta pranonte sa e rëndë ishte gjendja e tij.
Ajo ka jetuar e vetme me nënën e saj që pas humbjes së rëndë.
Ronela tregoi se ditët e para nuk e ka parë veten në as pasqyrë, sepse mendonte që i ati do të kthehej përsëri. Nuk ishte në gjendje ta pranonte të vërtetën.
“Ato 40 ditët e para nuk shihesha as në pasqyrë. Një natë fjeta me mamin dhe të nesërmen i kërkova që të vinte babi dhe sillte një gjë nga pazari. Mendoja që kishte ikur me pushime. Më dukej sikur ai do vinte, kjo ishte një shaka. Sa më shumë kohë që po kalon, vetëm atëherë e kupton që nuk do kthehet më në shtëpi.
Jeta është e vështirë dhe e padrejtë për shumë nga ne. Por e tillë është. Por po s’i dhe kurajë vetes, nuk ia del dot. Prindit nuk ia ndjen nevojën, por më tepër dashurinë e prindit. Mami ia ndjen çdo ditë mungesën. Kur shkoj ndonjëherë në shtëpi, e shoh që flet me foton”,– tregoi këngëtarja e përlotur.
View this post on Instagram
lokimagazine