ShowBizzz

Ronela Hajati: “Rraha një djalë, e bëra të vdekur”

Ronela Hajati e ftuar në “Pushime on Top”, ka treguar se nuk është një tip impulsiv dhe rrallë bëhet me nerva.

Ajo tregon një incident me një djalë, i cili e ka shtyrë sepse ishte i dehur dhe ajo është kthyer dhe e ka rrahur.

Ronela Hajati: Nuk jam impulsive, jam njeri që i dua gjerat drejt e drejt, nuk më pëlqen kur më provokojnë shumë, por mundohem të jem sa më e arsyeshme. Por nëse rastis që të bëhem me nerva që është një gjë shumë e rrallë, i kam nervat të llahtarshme, por më ndodh shumë rrallë.

Eni Shehu: A ke rrahur ndonjë njeri?

Ronela Hajati: Jo kurrë, asnjëherë. Kam rrahur një çun në nerva e sipër, e kam bërë të vdekur.

Eni Shehu: Çfarë bëri ai?

Ronela Hajati: Na shtyu, ishim në një vend, më shtyu më bëri copë.

Eni Shehu: Po si me çfarë guximi?

Ronela Hajati: Po kishte pirë, kushedi, na shtyu në ishim shumë njerëz, u vramë, unë isha veshur si zonjë, u ktheva dhe e harrova zonjëllikun.



ks